Lajme
Shuhet këngëtari i famshëm, Françesk Radi!
Françesku nuk do të interpretojë dot më muzikë me tingujt e ëmbël të kitarës, por këngët dhe muzika që prodhoi do të mbeten përjetësisht në kujtesën tonë
Në moshën 67 vjeçare, është ndarë nga jeta këngëtari dhe kitaristi i njohur shqiptar, Françesk Radi, i cili pas vetes la një numër të madh këngësh që njihen si perlat e dekadave të fundit. Françesku nuk do të interpretojë dot më muzikë me tingujt e ëmbël të kitarës, por këngët dhe muzika që prodhoi do të mbeten përjetësisht në kujtesën tonë.
Françesk Radi ndërroi jetë pasditen e 3 prillit në repartin e reanimacionit në Qendrën Spitalore në Tiranë, ku edhe qëndronte i shtruar prej disa ditësh për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Artisti pësoi një hemorragji cerebrale, e cila i mori atij jetën në moshën 67-vjeçare, shkruan TCH, transmeton Albinfo.Ch.
Françesk Radi ka marrë pjesë në disa festivale të muzikës së lehtë shqiptare. Këngët e para të realizuara prej tij janë në vitet ’70, “Adresa” dhe “Biçikleta”. Ishin pikërisht këto dy këngë me të cilat u prezantua suksesshëm me publikun. Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90 duke sjellë disa krijime, si në 1996 “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, etj.
Françesk Radi kreu Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve në Tiranë. Ka punuar gjatë në estradë si kitarist dhe kantautor.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











