Lajme

Diaspora shqiptare të përfaqësohet me tre deputetë në Kuvendin e Kosovës

Kadri Veseli ka kërkuar që të fuqizohet roli i diasporës, duke qenë e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga tre deputetë të diasporës

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Konventën e Tetë të Punës, ku është debatuar për shumë gjëra, ndër të tjera edhe për diasporën shqiptare, njofton albinfo.ch.

Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli ka kërkuar që të fuqizohet roli i diasporës, duke qenë e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga tre deputetë të diasporës.

Në debatin për zhvillimet politike ndërmjet dy konventave, qëndrimet e tyre i shprehen Ramiz Lladrovci, Safete Hadergjonaj, Halit Selimi, Bujar Cakolli, Selvije Halimi, Xhevdet Smakiqi, Safet Hoxha, Ramiz Shala, Donika Ahmeti, Andin Hoti, Izmi Zekaj, Naim Ismaili, Bislim Zogaj, Shukri Buja, Labinot Smakaj, Arsim Bajrami, Gani Koci.

(foto: Klan Kosova)