Lajme
Zgjidhja e arsimit shqip në Maqedoni, çështje emergjente
Çështja e teksteve shkollore dhe enciklopedisë maqedonase, ku fyhen rëndë shqiptarët duhet të zgjidhet sa më shpejt
Shqetësimeve të partive opozitare shqiptare për problemet e arsimit shqip në Maqedoni, sidomos atij fillor dhe të mesëm, ju ka bashkuar edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku. Ai ka deklaruar se çështja e teksteve shkollore dhe enciklopedisë maqedonase, ku fyhen rëndë shqiptarët duhet të zgjidhet sa më shpejt, por sipas tij, aktualisht emergjente është zgjidhja e arsimit shqip, kryesisht problemet për arsimin e ulët dhe të mesëm.
Ditë më parë, partitë shqiptare të opozitës kanë hedhur akuza të ashpra në adresë të garniturës qeverisëse VMRO-BDI në lidhje me arsimin shqip në Maqedoni.
Sipas tyre, Qeveria aktuale po pengon dhe diskriminon arsimin shqip në Maqedoni.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi I larguar nga Gostivari në fëmijëri, Erduan Rexhepi ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në Itali. Sot... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












