Lajme
Rompuy: raportet me Kosovën, kusht për Serbinë
Sipas Tadiqit, Serbinë nuk duhet ta bindë askush se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet para hyrjes së saj në BE
Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy, ka thënë se raportet e Beogradit dhe të Prishtinës do të jenë një nga elementet të cilat Bashkimi Evropian do t’i marrë parasysh gjatë vendosjes për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE.
Në hapjen e Forumit Serbia-BE në Beograd, ai ka theksuar se çështja e Kosovës është e ndjeshme, por ka përshëndetur rezultatet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas tij e ardhmja e Serbisë është në BE, gjithashtu Serbia ka punuar shumë në këtë drejtim.
Rompuy ka vënë ne pahë se ka pengesa në përmbushjen e kushteve të Kopenhagës, ku elementet kryesore janë bashkëpunimi rajonal, sidomos në Ballkanin perëndimor që ishte i ngarkuar me luftëra.
Ndërsa kryetari i Serbisë Boris Tadiq ka deklaruar se Serbia në rrugën për në Bashkimin Evropian ka bërë çdo gjë që të arrihen negociatat me BE-në dhe në këtë rrugëtim nuk pret kurrfarë privilegjesh e lehtësirash.
“Por, nuk mund të pranojmë kushte të tjera që do të mund të na viheshin”, ka thënë Tadiq duke hapur forumin e parë “Serbia – BE” në Beograd.
Sipas tij Serbinë nuk duhet ta bindë askush se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet para hyrjes së saj në BE
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










