Lajme
Rënie e dukshme e investimeve direkte prej 2007-ës
Derisa para katër vitesh investimet direkte të dhjetë vendeve kapnin shumën e 440 milionë eurove, në 2010 ishin rreth 310 milionë euro.
Kapitali gjerman zë vendin e parë në listën e investimeve të direkte në Kosovë, bën të ditur Banka Qendrore të Kosovës. Sipas saj pas gjermanëve kapitalin e tyre në Kosovë e kanë investuar sllovenët.
Prej 2007-s, të dhënat e Bankës Qendrore japin një shifër prej afro 280 milionë eurosh që është investuar në Kosovë nga kompanitë gjermane, të cilat ndiqen nga ato sllovene me një shumë prej 190 milionë euro në këto katër vjet.
Buletini i përmuajshëm i statistikave i Bankës Qendrore i publikuar në gusht si vende nga të cilat kanë ardhur investimet e huaja direkte, përveç këtyre dy vendeve radhit edhe Austrinë, Turqinë, SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Shqipërinë, Holandën e Zvicrën.
Kapitali turk vlerësohet se kap shifrën e mbi 54 milionë eurove që nga 2007-ta, por Turqia radhitet e dyta për investimet direkte në tremujorin e parë të 2011-së me 8.5 milionë euro të investuara që është dy-tre fish më i vogël se sa investimi gjerman që kap vlerën e 21 milionë eurove.
Të dhënat e këtij institucioni flasin për rënie milionëshe të investimeve direkte prej 2007-së. Derisa para katër vitesh investime direkte të këtyre dhjetë vendeve kapnin shumën e 440 milionë eurove, në 2010 ishte rreth 310 milionë euro.
Më e lartë shuma ishte në 2009 që vlerësohej mbi 290 milionë euro, si dhe në vitin 2008 që raportohet të ketë qenë 366 milionë euro.
Shërbimet financiare, patundshmëritë dhe prodhimi janë kategoritë ku sipas Bankës Qendrore është investuar më së shumti kapitali i huaj në tremujorin e parë të këtij viti.
Transporti e telekomunikacioni dhe ndërtimi radhiten pas këtyre fushave, ndërsa në fushën e minierave këtë vit Banka Qendrore ka shënuar se investimet janë zero, kurse para katër vitesh ky sektor merrte 10 për qind të kapitalit të huaj në vit.
Rënie kanë shënuar edhe sektori i bujqësisë e i industrisë përpunuese, ndërsa rritje është shënuar në futjen e kapitalit të firmave të huaja që merren me shërbimet tregtare.
Për sa i përket shteteve, Britania e Madhe vjen në ranglistë menjëherë pas Gjermanisë e Sllovenisë nga i cili vend vlerësohet se janë futur në Kosovë 165 milionë euro.
Pas saj vjen Austria kapitali i së cilës vlerësohet se peshon mbi 120 milionë euro.
Kapitali zviceran i futur në Kosovë deri më tash nga Banka Qendrore vlerësohet se peshon 109 milionë euro, ndërsa ai holandez vlerësohet të jetë mbi 90 milionë euro për katër vite.
Shqipëria radhitet pas tyre me mbi 60 milionë euro investime direkte e cila ndiqet nga kapitali amerikan i cili vlerësohet të jetë afro 40 milionë euro, ndërsa në fund të listës vlerësohet të jetë Franca nga e cila janë investuar mbi 20 milionë euro që nga 2007-ta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











