Lajme
Aksioni në veri i koordinuar, apo jo?
Vendimi për t’i dërguar forcat ROSU në veri të Kosovës, ende nuk dihet nëse ka qenë, krye në vete i kryeministrit Hashim Thaçi, i Kabinetit Qeveritar apo i koordinuar nga të gjithë ata që marrin vesh nga çështjen e sigurisë.
Dy javë pasi njësitë speciale të Kosovës marshuan drejt veriut, nuk dihet e vërteta se kush me kënd u mor vesh që të intervenohet në veriun e rebeluar nga ekstremistët dhe kriminelët serbë, shkruan Zëri.
Derisa ministrat e kabinetit Thaçi thonë se kanë qenë në dijeni për aksionin e policisë dhe për strategjinë e ekzekutivit për të venë kontroll mbi veriun, ligjvënësit kosovarë dhe ekspertët e sigurisë e shohin me dyshim këtë.
Madje, këta të fundit dyshojnë nëse ka pasur strategji vepruese, por sipas tyre, ka qenë një vendim i shpejtë dhe i pa koordinuar brendapërbrenda faktorit politik kosovar.
Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Behxhet Pacolli, tha se ka qenë në dijeni rreth planit për intervenim në veri të vendit. Se a kishte koordinim të brendshëm rreth intervenimit në veri, Pacolli është shprehur se ka pasur koordinim dhe plani është zbatuar pikë për pikë, shkruan kjo e përditshme.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se për të intervenuar në veri nuk ka pasur nevojë kryeministri të konsultohet me askënd.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











