Sport
Mavraj, i lumtur që iu bashkua Hamburgut
Mërgim Mavraj u shpreh i lumtur, pasi iu bashkua Hamburgut, duke thënë se ana njerëzore është shumë e rëndësishme për të
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist i Hamburgut, duke kaluar nga Kolni, shkruan albinfo.ch.
Nëpërmjet një postimi në faqen e internetit, klubi gjerman i Bundesligës ka konfirmuar transferimin e Mavrajt nga Kolni në Hamburg.
“Ky mund të jetë një vendim i papritur për shumë njerëz, por situata me kontratën time te Kolni dhe interesi i madh nga Hamburg, më shtynë të marr këtë vendim”, deklaroi Mavraj në faqen zyrtare të Hamburgut.
“U gëzova shumë për interesin e Hamburgut. Për mua ana njerëzore është shumë e rëndësishme dhe unë dua të mbahem mend jo vetëm si një futbollist i mirë, por edhe si një njeri i mirë. Hamburgu është një klub i madh me një tifozeri të shkëlqyer dhe për mua është ëndërr që të luaj këtu”, theksoi ai.
30-vjeçari Mavraj ka firmosur kontratën me Hamburgun deri më 30 qershor 2019. Më parë ai ka luajtur për skuadra si Darmstad, Bochum, Greuther Fyrth dhe Koln.
Me kontratën e re, ai pritet të përfitojë më shumë se një milion euro në vit.
(Foto: Facebook)
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












