Kultura
Poezi nga Shqipëria: Jashtë nga qelia!
Një udhëtim zbulues poetik në Ballkanin Jugor: Revista letrare “orte” prezanton poetet dhe poetët nga Shqipëria, shkruan NZZ.ch
Askund në botë nuk ka aq shumë bunkerë në përpjesëtim me hapësirën e vendit sa në Shqipëri. Mirëpo, koha e izolimit, shkëputjes së Shqipërisë ka mbaruar, shkruan gazeta Neue Zürcher Zeitung duke prezantuar revistën letrare “orte” e cila i ka kushtuar hapësirën e saj poezisë nga Shqipëria.
Hapja e vendit pas një periudhe të gjatë të sundimit të Enver Hoxhës e ka bërë dhe kulturën të marrë frymë më lirshëm. Letërsia e Shqipërisë është e gjallërishme, por pothuaj e panjohur te ne, transmeton albinfo.ch gazetën prestigjioze zvicerane.
Botimi më i ri i revistës “orte” prezanton shtatë poete dhe poetë, të përzgjedhur nga Regina Füchslin, Viviane Egli dhe redaktori shumëvjeçar i politikës së jashtme të gazetës NZZ, Cyrill Stieger. Bëhet fjalë për një udhëtim eksplorues poetik në Ballkanin e jugut.
Gjatë kohës së diktaturës së Hoxhës, shkrimi mund të paraqiste rrezik për jetën. Visar Zhiti në vitin 1980 qe arrestuar për shkak të një poezie të tij. Në burg pastaj ai ka krijuar në kokën e tij më shumë se njëqind poezi, të cilat i ka shkruar pas lirimit, në vitin 1987. “Sa bukur këndonte bilbili/në grilën e dritares sime”, citohen vargjet e Zhitit.
Poezitë e mrekullueshme të Luljeta Lleshanakut, më tutje, rrëfejnë për një fëmijëri në shenjë të diktaturës dhe për çastet e rezistencës.
Frymëmarrja e lirë e Shqipërisë pas izolimit, në poezitë për detin, të Arian Lekës ashtu si dhe në ato të Ledia Dushit duket edhe kështu: “koha është e ndjeshme dhe matet me fluturat”. Dushi shkruan gegërisht, në dialektin e veriut shqiptar, i cili nën diktaturën e Hoxhës nuk lejohej të përdorej. Kështu, liria politike pasqyrohet edhe në qasjen e lirë me gjuhën, përfundon komenti i gazetës NZZ.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











