Lajme
Shqiptarja Lejla Selaci në mesin e të zhdukurve në Norvegji?
Në mesin e të zhdukurve në tragjedinë e Norvegjisë në ishullin Utoya , thuhet se është edhe një shqiptare, Lejla Selaci
Siç shkruan portali Indeksonline, kjo redaksi është njoftuar nga lexuesit se në mesin e të zhdukurve në këtë ishull, mund të jetë shqiptarja nga Kosova, Lejla Selaci.
Lejla thuhet se ka qenë në Konventën e të rinjve në ishullin Utoya.
Grupe të ndryshme të shqiptarëve në Skandinavi kanë alarmuar për vajzën shqiptare.
Pas publikimi të lajmit në Indeksonline për zhdukjen e shqiptares Lejla Selaci në tragjedinë e Norvegjisë, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka marrë ende asnjë informatë zyrtare. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci është duke pritur konfirmimin e autoriteteve norvegjeze.
“Ambasadori ynë në Suedi, Lulzim Peci ka bërë kërkesë tek autoritetet norvegjeze për të marr informata rreth rastit të publikuar në media, por deri më tani nuk ka ende informata”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami.
Policia norvegjeze ende s’ka informacione për Lejla Selacin. Raportet nga Policia norvegjeze tregojnë se katër ose pesë persona, janë duke u kërkuar dhe se ende nuk kanë asnjë informacion, por vetëm dihet se në momentin kritik ishin në ishull.
Miqtë e 17-vjeçare se humbur kane krijuar një faqe të veçantë në Facebook, ku japin mesazhet më të fuqishme dhe shprehin dëshirën e tyre që Lejla të jetë gjallë! “Eja në shtëpi më shpejt të lutem. Ne kemi nevojë për ty”, shkruan një nga miqtë e ngushtë të vajzës së zhdukur.
Sot pasdite pritet që policia norvegjeze t’i bëjë publike emrat e atyre të cilët kanë pësuar në këtë tragjedi që ka tronditur të gjithë botën.
Leja është anëtare e forumit të të rinjve të Partisë Popullore në Norvegji dhe në momentin e sulmit ajo ishte në ishull, në kuadër të forumit të partisë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










