Lajme

Optimistë për njohje të reja për Kosovën

Sudani Jugor, prej dje ia ka marrë epitetin Kosovës, si shteti më i ri në botë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, është optimist se pas pavarësisë së shtetit afrikan, mund të ketë lëvizje për të mirë edhe për Kosovën, e cila më shumë se tri vjet pas pavarësisë nuk arriti të marrë më shumë më shumë sesa 76 njohje nga shtete të ndryshme. Edhe pse është njohur nga shtetet më të fuqishme në botë, problemi i cili po e pengon Kosovën kah ecja drejt integrimeve euro-atlantike, është mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së.

Ministri Hoxhaj ka zhvilluar vizita të ndryshme në javët e fundit në shtetet evropiane.

Ai thotë për Radio Evropën e Lirë se njohja nga këto pesë shtete është futur në kuadër të strategjisë për lobim.

Por, në anën tjetër, ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se nga vizitat e zhvilluara në shtete të ndryshme kohëve të fundit, ai ka marrë premtime për njohje të reja.                Vendi i fundit që e ka njohur Kosovën është Principata e Andorës.