Lajme
Basha, përfundimisht kryetar i Tiranës
Kolegji rrëzoi ankesën e PS-së, me arsyetimin se kërkesa e saj për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve ishte jashtë afateve ligjore
Vendimi i së premtes i Kolegjit Zgjedhor la në fuqi tabelën përfundimtare të rezultatit të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjadhjeve për garën për Tiranën, e cila shpallte fitues kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha, me 93 vota më shumë sesa kandidati rival, Edi Rama.
Kolegji rrëzoi ankesën e Partisë Socialiste, me arsyetimin se kërkesa e saj për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 284 qendra votimi në Tiranë, ishte jashtë afateve ligjore.
Pas vendimit të Kolegjit, palët u treguan të rezervuara të japin deklarata.
Ky vendim i Kolegjit ka mbyllur një maratonë zgjedhore plot 2 mujore që prej mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 8 majit, shkruan ReL.
Gara për Tiranën tensionoi jo pak politikën në Shqipëri, në një kohë kur opozita akuzonte Partinë Demokratike për manipulime dhe mbi këtë ngriti një sërë padish, si në Komisionin Qendror Zgjedhor, ashtu dhe në Kolegjin Zgjedhor.
Në përballjen e fundit ligjore tashmë dihet emri i fituesit dhe ai është Lulzim Basha. Mirëpo, nuk dihet ende cili do të jetë reagimi i opozitës pas këtij vendimi të KZ-së, në një kohë kur Edi Rama në cilësinë e kryetarit të opozitës ka deklaruar se do të njohë vetëm atë vendim që çon Tiranen në rivotime.
Sipas Ligjit zgjedhor, duhet të tejkalohen ende disa procedura burokratike derisa Lulzim Basha të marrë në dorë çelësat e Bashkisë më të rëndësishme në vend, Tiranës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










