Lajme
Guidë për Kosovën
"Kosova guide":Të dhënat për secilin rajon, pastaj monumente dhe ambientet që duhet të vizitojë një turist në Kosovë
Libri “Kosova guide” e Shefqet Ballës sjellë informacione të përgjithshme për Kosovës, përveç një historiku të shkurtër dhe shpalljen e Pavarësisë së vendit më 2008, në këtë guidë autori ka përshkruar të karakteristikat dhe të veçantat për pesë rajonet e kosovare
Shtëpia botuese nga Prishtinë “ABS Books” sa po ka nxjerrë nga shtypi guidën për Kosovës në gjuhën angleze, “Kosova guide” të Shefqet Ballës.
Me botimin e këtij libri shumë të rëndësishëm nga kjo shtëpi botuese ka mbyllur një boshllëk që ka ekzistuar te ne sa i përket botimeve të këtij lloji.
Veçmas botimeve të cilat japin informacionet të gjithanshme për vendin tonë. Kjo guidë vejnë në kohën e duhet kur numri i guidave apo katalogëve të ndryshme të tipit të informatorit për Kosovës janë të rrallë dhe mjaft të rrudhur.
Libri përshkruan informacione të ndryshme për gjeografinë, reliefin, florën, faunë.
Pastaj rrugët nga një vizitor mund të vijë në Kosovës, pikat doganore që lidhin Kosovën me vendet tjera.
Por ajo që është me e rëndësishme është se libri është një doracak shumë i rëndësishëm për prezantimin e turizmit kosovarë.
Aty jepen të dhëna të sakta për secilin rajon dhe qytetet e tij, pastaj monumente dhe ambientet që duhet të vizitojë një turist i cili vendos që vizitojë Kosovës. Po ashtu jepen edhe informacione për popullsinë, qytet, distanca mes tyre.
Por ajo që e veçon dhe e bënë shumë të rëndësishëm këtë guidë është dizajni dhe foto e një cilësie të lartë.
Si dhe formatin mjaft të përshtatshëm për përdorim. Përndryshe i njëjti autorë ka të botuar edhe dy guida, udhërrëfyesin “Kosova”, në shqip dhe anglisht edhe “Top 10 atraksionet e Kosovës”, të cilat po ashtu japin informacion të rëndësishme për turizmin kosovar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














