Lajme
Luftimi i kontrabandës në fokus të bashkëpunimit
Dogana e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi ka nënshkruar protokollin për shkëmbimin e informative elektronike, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale me mallra në pikat kufitare.
Marrëveshja në fjalë do të mundësojë që dërgesat komerciale, të cilat futen në Malin të Zi përmes mënyrës elektronike, të bëhen të ditura edhe për Doganën e Kosovës, që do të thotë se për çdo produkt që shkon në drejtim të Malit të Zi do të informohet Dogana e Kosovës dhe anasjelltas.
Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica dhe drejtori i Doganave të Malit të Zi, Bozhidar Vuksanoviq.
Bazuar në të dhënat që ka Dogana e Kosovës, Mali i Zi eksporton mallra në Kosovë në vlerë 18 milionë euro, ndërsa Kosova eksporton në Mal të Zi 5 milionë euro.
E-Diaspora
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet











