Lajme
AP: Janë arritur marrëveshjet e para Kosovë- Serbi
Diplomatët nga të dy vendet ranë dakord për t’iu ofruar qytetarëve më shumë liri të lëvizjes, për njohjen e diplomave etj.
Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje për disa çështje praktike, të cilat do ta bëjnë jetën më të lehtë për qytetarët, ka thënë një zyrtar i Bashkimit Evropian, raporton Associated Press.
Këto janë marrëveshjet e para mes dy vendeve, që kur Kosova shpalli pavarësinë, në vitin 2008, vë në pah kjo agjenci e lajmeve dhe transmeton gazeta Express e Prishtinës.
Zyrtari i Brukselit tha të shtunën se diplomatët nga të dy vendet ranë dakord në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja për t’iu ofruar qytetarëve më shumë liri të lëvizjes, për të njohur diplomat universitare të njëri-tjetrit dhe për regjistrat e librave civilë.
Zyrtari ka folur në kushte anonimiteti, në pritje të një njoftimi zyrtar.
AP shkruan se Kosova ka hedhur poshtë çdo bisedim që vë në pyetje shpalljen e pavarësisë, të cilën Serbia refuzon ta njohë.
BE-ja inicioi negociatat e parë të drejtpërdrejta mes dy palëve në mars dhe zyrtarët shpresojnë se do të arrihen marrëveshje të tjera në muajt e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










