Lajme
Fillon Universiteti Veror i Prishtinës me 500 studentë vendës dhe të huaj
Kanë aplikuar afër 2 mijë studentë, ndërsa pjesëmarrës do të jenë vetëm 500 prej tyre, 300 vendës dhe 200 ndërkombëtarë
Edicioni i njëmbëdhjetë i Universitetit Ndërkombëtar Veror “Prishtina 2011”, i cili do të mbahet nga data 11 deri më 22 të këtij muaji do të pres 500 studentë vendës dhe të huaj.
Risi për këtë vit do të jetë edhe pjesëmarrja e profesorëve ndërkombëtarë. Zyrëtar të Universitetit Veror të Prishtinës, kanë konfirmuar janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për hapjen e Universitetit Veror, ndërsa konfirmimi i studentëve pjesëmarrës ka përfunduar.
Për këtë sezon, kanë aplikuar afër 2 mijë studentë nga Kosova e bota, ndërsa pjesëmarrës në universitet do të jenë 500 prej tyre, 300 vendës dhe 200 ndërkombëtarë.
Studentët të cilët do të marrin pjesë në Universitetin Veror do të kenë mundësinë të mësojnë në 24 kurse nga lëmit e ndryshme.
Ndërsa me të përfunduar kurset secili student do t’i nënshtrohet testit për t’u pajisur me certifikata nga Universiteti i Prishtinës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












