Sport
Shaqirit e Mehmedit përkatësia zvicerane ua “zbret pazarin”!
Lamberti: "Shaqirit dhe Mehmedit u është ngritur çmimi, por do të shiteshin më shtrenjtë po të ishin në ligat e mëdha evropiane"
“Sikur Shaqiri, Mehmedi dhe yjet tjerë të futbollit të Zvicrës të luanin për liga të tjera, më të fuqishme dhe jo për superligën zvicerane, çmimi i tyre në “pazarin futbollistik” do të shkonte shumë më lartë”. Kështu ka thënë agjenti i futbollit, Dino Lamberti për gazetën Tages Anzeiger.
“Shaqirit, falë pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian, sigurisht që i është ngritur çmimi, mirëpo sikur të mos ishte në superligën zvicerane, ai do të vlerësohej gjithsesi më shumë”, ka thënë Lamberti. Kjo, sepse, sipas tij, liga zvicerane ka një vlerë më të ulët po u krahasua me ligat e mëdha botërore.
Lamberti është në krye të agjencisë FPA (Fairplay-Agency), përmes të cilës është në negociata për shitblerjen në ekipe të mëdha evropiane të futbollistëve si Raffael të Hertha-s berlineze dhe kapitenit të Zvicrës, Gökhan Inler.
“Gökhan aktualisht kushton mes 15 dhe 20 milionë euro. Por, sikur të ishte brazilian, Udinese do të kërkonte edhe më shumë për të. Edhe në këtë rast pasaporta zvicerane ia ul pazarin”.
Njësoj edhe Mehmedi, me gjithë performancën e shkëlqyer që ka treguiar në evropianin U21, nuk mund të presë ndonjë çmim shumë të lartë në rast transferi, ka thënë Lamberti. Lojtarët e kombëtares U21 të Spanjës, kanë çmime shumëfish më të larta, ka shtuar ai.
Dhe në fakt, po u shikua portali Transfermarkt.de mund të konstatohet se skuadra spanjolle, marrë si tërësi “kushton” pesë fish më shumë se sa ajo zvicerane.
Ky portal, fjala vjen, Shaqirit, edhe duke e vlerësuar si lojtarin më të shtrenjtë zviceran, “ia jep” gjithsej 8 milion euro! Homologu i tij spanjoll Juan manuel Mata vlerësohet me 25 milion euro nga portali i njëjtë, shkruan tages Anzeiger.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










