Bota
Gjermania, 16 miliardë euro për refugjatët
12 mijë euro i ka kushtuar Gjermanisë çdo refugjat i cili ka hyrë në vend në 18 muajt e fundit. Shuma është llogaritur vetëm për akomodim, ushqim, kurse në gjuhën gjermane, rroba dhe të kujdesi për jetimët.
Llogaritjen e kostove që lidhen me refugjatët e ka kërkuar partia e majtë, e cila ka kërkuar nga qeveria në parlament të shpallë se sa buxhet ka harxhuar për emigrantët, njoftojnë mediat nga Berlini, përcjell albinfo.ch.
Duke pasur parasysh se Gjermania vitin e kaluar në qershor të këtij viti ka marrë më shumë se 1.3 milion refugjatë, kostoja totale për ata do të arrijnë në rreth 16 miliardë euro në 18 muaj.
Shuma nuk përfshin koston e trajnimit në punë ose për deportimin e atyre të cilëve kërksat për azil ishin refuzuar nga autoritetet gjermane.
Sipas Asociacionit të qyteteve në Gjermani, komunat kanë një “vrimë” në buxhetin e përgjithshëm prej më shumë se 2.5 miliardë euro që kanë të bëjnë me refugjatët, por vetëm Bavarisë i ka kushtuar rreth 400 milionë euro për nevojat e emigrantëve.
Sipas gazetës “Die Presse” në Austri kostoja për secilin refugjat në vitin 2016 është rreth 10.700 euro.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












