Sport
Shumë shqiptarë në kampionatin italian
Futbollistët shqiptarë edhe një herë kanë qenë vendimtarë për skuadrat e tyre në xhiron e nëntë të kampionatit italian
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka qenë njëri ndër më të merituarit në fitoren e Atalantas ndaj Interit, shkruan albinfo.ch.
Ai ka marrë notë të lartë për këtë ndeshje, derisa ka bërë disa pritje në fitoren 2:1 ndaj skuadrës së njohur italiane. Tashmë Berisha është i pazëvendësueshëm në portën e Atalantas.
Elseid Hysaj është rikthyer titullar te Napoli dhe ka bërë një paraqitje shumë të mirë në fushë. Hysaj u vlerësua me notë pozitive në fitoren ndaj Crotones 2:1.
Në Serie A, luajnë edhe shumë shqiptarë. Mesfushori Ledian Memushaj nuk kishte paraqitje shumë të mirë për Pescaran ndaj Udineses. Memushaj nuk kaloi testoi.
Sfida Empoli-Chievo solli edhe duelin ndërmjet shqiptarëve. Frederik Veseli u inkuadrua në minutën e 45-të për skuadrën vendase, derisa Përparim Hetemaj luajti si gjithmonë titullar. Ndeshja përfundoi pa gola.
90 minuta për Bolognan ishte Blerim Xhemaili në barazimin 1:1 ndaj Sassuolos.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












