Bota
Merkel do të kandidojë edhe për një mandat të katërt?
Megjithë mospajtimet si brenda CDU-së ashtu edhe brenda unionit për politikën e kancelares Merkel ndaj refugjatëve, konservatorët nuk kanë zgjidhje tjetër: Ata duan që Merkel t’i thotë po kandidaturës për herë të katërt.
“Kjo është dëshira e shumicës, që Angela Merkel të jetë kandidate edhe për një mandat të ri”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Peter Tauber për mediat gjermane, Funke Mediengruppe. Ai po ashtu ka besim se Merkel do ta respektojë këtë dëshirë të partisë, përcjell albinfo.ch.
Edhe Manfred Weber, zëvendëskryetar i partisë kristiansociale, CSU, partia e unionit, shpesh në kurs konfrontues me Merkelin për shkak të politikës ndaj refugjatëve, është shprehur për revistën “Spiegel” se pret që Merkel të kandidojë edhe për një mandat të katërt. “Angela Merkel është kandidatja jonë.” Politikani kristiansocial shprehet se “ai dëshiron që ky konfirmim të vijë sa më shpejt.” Nëse Merkel kandidon edhe njëherë, ajo e ka mbështetjen e partisë simotër, CSU, ka thënë Weber.
Vetë Merkel nuk ka deklaruar ende, nëse do të qëndrojë kryetare e partisë CDU, apo nëse do të rinkandidojë për mandatin e katërt. Sipas pikëpamjes së politikanit kristiandemokrat, Tauber, Merkel do të thotë fjalën e saj “në kohën e duhur”.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











