Sport
Ylli danez Eriksens: Dua të jem si Shaqiri
E krahasojnë me Snijders dhe Bergkamp - dëshiron të luajë si Shaqiri!
Christian Eriksens deri më tash ka luajtur 14 ndeshje për kombëtaren A të vendit të tij. Ndërsa ndeshja e humbur mbrëmë e Danimarkës nga Zvicra, ka qenë e para në skuadrën U21.
Të gjitha shpresat e futbolldashësve danezë ishin mbështetur në Eriksenin që luan për Ajaksin e famshëm, ashtu sikurse ato të zviceranëve në Shaqirin, shkruan Blick.ch.
Por, Eriksen humbi, e moshatari i tij Shaqiri, fitoi. “Jam shumë i zhgënjyer”, thotë ai për gazetën zvicerane dhe vazhdon, duke e lavdëruar rivalin e tij, Shaqirin: “ai, jo vetëm që ka shënuar golin, ai është edhe në përgjithësi i jashtëzakonshëm”.
Një kompliment i tillë ka shumë peshë, shkruan gazeta, kur dihet se Eriksens tashmë në Ajax krahasohet me yje të tillë të mëdhenj si Dennis Bergkamp ose Wesley Snijder.
Eriksens madje shkon edhe më tutje: “Dëshiroj që unë për Danimarkën të jem ashtu sikur është Shaqiri për Zvicrën”! Ai, veç për Shaqirin, fjalë të mira ka thënë edhe për portierin e Zvicrës, Yan Sommer.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











