Bota

Gjermanët ankohen për mungesë të punëtorëve

Industria gjermane vazhdimisht është ankuar për mungesë të punëtorëve të kualifikuar dhe ekspertëve, edhe pse ky vend vitin e kaluar ka marrë një milion azilkërkues. Siç raportojnë mediat gjermane, pavarësisht numrit të madh të emigrantëve, në Gjermani ka mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar që mund të rrisë ekonominë e vendit dhe konkurrencën e saj […]

Industria gjermane vazhdimisht është ankuar për mungesë të punëtorëve të kualifikuar dhe ekspertëve, edhe pse ky vend vitin e kaluar ka marrë një milion azilkërkues.

Siç raportojnë mediat gjermane, pavarësisht numrit të madh të emigrantëve, në Gjermani ka mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar që mund të rrisë ekonominë e vendit dhe konkurrencën e saj në skenën globale, përcjell albinfo.ch.

Prandaj, Partia e Gjelbër gjermane paraqiti nismën e quajtur “Plani për ekspertët e imigracionit në pesë hapa”. Koncepti për të udhëhequr politikën e emigrantëve duhet të sigurojë të ashtuquajturin “migrimin e përgjithshëm” dhe për të tërhequr ekspertë të trajnuar nga e gjithë bota.

Ky plan parashikon ngritjen e kontrollit të veçantë të komisioneve të emigracionit dhe të analizojë dhe të kontrollojë se sa ekspertë të aftë dhe punëtorët hyjnë në vend çdo vit.

Megjithatë, Karl Brenk, një ekspert në tregun e punës të Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike, tha se nuk ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar në Gjermani.

Ai shtoi se pikëpamjet e autoriteteve gjermane që të pranojnë emigrantë si një mënyrë për të shpëtuar problemet e fuqisë punëtore në vend nuk korrespondojnë me realitetin.

“Ka fusha ku mungojnë punëtorë, dhe kjo është theksuar te kujdesi i veçantë për të moshuarit dhe të sëmurët”, tha Brenk. Megjithatë, mungesa e këtij stafi është i lidhur ekskluzivisht me kushtet e punës dhe pagat e ulëta.

“Është një problem i politikës sonë në fushën e arsimit dhe punësimit. Kjo është një çështje e trajnimit dhe natyrisht pagës”, ka thënë ai, duke shtuar se nisma e të Gjelbërve nuk do të sjellë ndonjë rezultat praktik, as nuk do të bëjë një ndryshim për të mirë.