Lajme
Zgjedhjet i fiton PDS e Gjukanoviqit
Partia Demokratike e Socialistëve, e kryeministrit Gjukanoviq ka fituar shumicën e votave duke dalë partia e parë në zgjedhje me rreth 41 për qind (36 vende në Parlament)
Sot në Malin e Zi ka janë mbajtur zgjedhjet parlamentare që janë parë si jetike për vendin në vendimin e tij për të vazhduar rrugën perëndimore. Në zgjedhje kanë marrë pjesë mbi 73 për qind e votuesve nga mbi 530 mijë votues të regjistruar.
Rezultatet paraprake të Qendrës për Vëzhgim dhe Hulumtim (CeMI dhe pas numrimit të 95% të votave, ) tregojnë se Partia Demokratike e Socialistëve, e kryeministrit Gjukanoviq ka fituar shumicën e votave duke dalë partia e parë në zgjedhje me rreth 41 për qind (36 vende në Parlament), ndërkohë që partia në opozitë Fronti Demokratik ka marrë mbi 20 për qind të votave (18 vende në Parlament).
Sipas rezultateve të deritashme Lista “Shqiptarët të vendosur”, e koalicionit tre partiak, ka arritur që të sigurojë një vend në Parlament.
Ndërkohë, vëzhguesit ndërkombëtarë pritet që të dalin me raportin e paraprak për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, ditën e hënë.
Misionin vëzhgues ndërkombëtar e përbëjnë 200 vëzhgues nga 39 vende, nga të cilët 143 vëzhgues afatgjatë e afatshkurtër nga OSBE/ODIHR, 43 parlamentarë dhe përfaqësues të OSBE-së dhe 14 nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












