Bota
Gjermania, me ligj, kundër “turizimit për ndihma sociale”
Personat e papunë nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian kanë të drejtë që të përfitojnë ndihmë sociale, në qoftë se ata kanë jetuar për të paktën gjashtë muaj në Gjermani
Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar projektligjin e paraqitur nga ministrja e Çështjeve Sociale, Andrea Nahles (SPD) sipas të cilit qytetarët e BE-së që vijnë për të jetuar në Gjermani përjashtohen nga përfitimi i ndihmës sociale, në qoftë se ata nuk punojnë në Gjermani ose nuk kanë punuar dikur më parë në Gjermani dhe kanë paguar kontribute për sigurimet shoqërore.
Me ligjin e ri parashikohet edhe për qytetarët e vendeve të BE-së një periudhë prej pesë vjetësh jete dhe pune në Gjermani përpara se të lindë e drejta për përfitimin e ndihmës sociale. Gjithësesi në rast se vijnë në Gjermani me synimin për të gjetur punë, atyre do t’u mundësohet dhënia e një ndihme të përkohshme njëmujore për të gjetur banesë dhe për t’u ushqyer, shkruan deutsche welle. Po ashtu në rast se ata duan të kthehen në atdheun e tyre, ata kanë të drejtë të marrin një kredi.
Me këtë hap Nahles do të mbyllë një shteg që është hapur sipas pikëpamjes së saj prej një vendimi të Gjykatës Federale e Punës dhe e Çështjeve Sociale në vitin 2015. Sipas tij personat e papunë nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian kanë të drejtë që të përfitojnë ndihmë sociale, në qoftë se ata kanë jetuar për të paktën gjashtë muaj në Gjermani.
Andrea Nahles synon këtë pengesë të lartë që të shmangë ardhjen e të huajve nga vendet e tjera të BE-së që joshen për të ardhur në Gjermani për shkak të përfitimeve të larta sociale, sqaroi Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale.
Sipas statistikave vitet e fundit numri i shtetasve rumunë dhe bullgarë që marrin ndihma sociale në Gjermani është rritur me 66 përqind. Megjithatë numrin më të lartë të shtetasve të BE-së që marrin ndihmë sociale në Gjermani e përbëjnë polakët me 92.000 vetë, të ndjekur nga italianët (71.000), bullgarët (70.000), rumunët (57.000) dhe grekët (46.000).
Gjykata Evropiane ka theksuar disa herë në vendimet e saj se Gjermania apo shtete të tjera të BE-së kanë të drejtë të vendosin rregulla të tilla kufizuese pa rënë ndesh me të drejtën e lëvizjes së lirë brenda BE-së. Rregulla të tilla synojnë të frenojnë vendosjen nga një vend në një vend tjetër vetëm me synimin për të përfituar ndihma sociale.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












