Lajme
Dënim deri në 10 vjet burg për synetinë e femrave
Sakatimi i gjenitaleve do të dënohet edhe kur një person i cili jeton në Zvicër, ka bërë këtë në një vend jashtë Zvicrës, ku ai nuk dënohet
Në Zvicër në të ardhmen do të dënohet shprehimisht sakatimi (synetimi) i gjenitaleve të femrave që praktikohet në disa vende islame të Afrikës. Pas Dhomës federale, edhe Dhoma e kantoneve ka kërkuar ndërrimin e ligjit penal sa i përket kësaj pike.
Me përcaktimin e ri ligjor, personat të cilët bëjnë sakatimin e organeve gjenitale të femrave, mund të dënohen me heqje lirie deri në dhjetë vjet. Ky dënim do tu shqiptohet edhe në rast se veprimi në fjalë është bërë me pajtimin e viktimës.
Sakatimi i gjenitaleve do të dënohet edhe në rast se një person i cili jeton në Zvicër, ka bërë një veprim të tillë në një vend jashtë Zvicrës, ku ai nuk dënohet penalisht.
Vjetërsimi i lëndës në rastet e sakatimit bëhet pas 15 vitesh.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











