Lajme
Diaspora shqiptare në SHBA dhe Kanada bojkoton zgjedhjet në Maqedoni
Diaspora shqiptare në SHBA dhe Kanada ka akuzuar institucionet e Maqedonisë për manipulime
Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe Komunitetit Shqiptaro-Kanadez në mbledhjen e së martës vendosën që të bojkotohen këto zgjedhje, pas shqyrtimit të listave përfundimtare zgjedhore për votime në diasporë dhe pas konsultimeve me këshilltarë politik në institucionet amerikane dhe kanadeze,raporton agjensia e lajmeve Ina.
“Vendimi ka qenë unanim dhe se kandidati për diasporë Tefik Abdullai është tërhequr nga gara dhe do të bojkotohet procesi zgjedhor i votimit, për shkak të manipulimeve institucionale shtetërore të koalicionit qeveritar, lidhur me lista zgjedhore në këto kontinente të rëndësishme për çështjen shqiptare. Qeveria e Maqedonisë duhet ditur rolin aktiv dhe politik të kësaj diaspore shqiptare nëpërmjet skenarëve perfide të manipulimit diskualifikoi vetëm elektoratin shqiptar, duke eliminuar më shumë se 50 për qind vetëm të votuesve shqiptarë të paraqitur në mënyrë zyrtare për të shfrytëzuar të drejtën e votimit”, theksohet në reagimin e dy komuniteteve.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










