Bota
Rrahje masive në mes të gjermanëve dhe refugjatëve
Rrahje masive në mes të vendësve dhe refugjatëve shpërtheu natën e së premtes në një nga sheshet qendrore në qytetin Schwerin, në veri të shtetit gjerman Mecklenburg, njoftojnë nga policia lokale, përcjell albinfo.ch.
“Sipas rezultateve të hetimeve, 30 persona sulmuan 10 njerëz me sfond të migrimit”, thuhet në deklaratën e forcave të rendit. Policia ndërhyri për të ndarë të dy grupet, të gjithë pjesëmarrësit në këtë incident u arrestuan, përcjell albinfo.ch.
Për pjesëmarrësit në këtë rast rrahjeje është iniciuar ndjekje penale për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Policia, megjithatë, nuk ka pasur njohuri për arsye të veçantë që ka shkaktuar përplasjen.
Sipas agjencisë DPA, një javë më parë në pjesën qendrore të qytetit janë intensifikuar të patrullojnë ekipe policore për shkak të përkeqësimit të situatës në qytet. Në sheshin Marienplatz, ku ndodhi incidenti i fundit, në mënyrë periodike shfaqen grupet e njëzet deri në tridhjetë njerëzve, emigrantë, kryesisht të rinj dhe banorë lokalë.
Në Schwerin tetorin e kaluar gjithashtu shpërtheu një rrahje masive, në të cilin janë përfshirë rreth 30 njerëz, e cila kishte përfunduar përpara se të vinte policia.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali Marash Palushaj nga Klina u hodh në det së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake dhe... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë










