Sport
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Kroaci
Bileta më e lirë do të kushtojë 7 euro, kurse biletat në tribunën VIP kanë një kosto më të lartë, 130 euro. Biletat tjera do të jenë 15, 20 dhe 55 euro
Ndeshja e parë historike e Kosovës si vendas po afron. Por, ky takim zhvillohet në Shkodër, pasi stadiumet kosovare nuk i plotësojnë kushtet, shkruan albinfo.ch.
Nga dita e sotme kanë dalë në shitje edhe biletat. Vetëm një sasi e vogël e biletave do të dalin në shitje para stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër në ditën kur Kosova do të luajë kundër Kroacisë më 6 tetor. Pjesa tjetër e biletave do të dalë në shitje nëpër të gjitha filialet e kompanive të transferimit të parave në Kosovë. Bileta më e lirë do të kushtojë 7 euro, kurse biletat në tribunën VIP kanë një kosto më të lartë, 130 euro. Biletat tjera do të jenë 15, 20 dhe 55 euro.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë do të luhet më 6 tetor në Shkodër dhe nis në orën 20:45. Për Kosovën kjo do të jetë ndeshja e dytë eliminatore dhe e para si vendase. Takimi i parë ndaj Finlandës përfundoi 1:1.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












