Sport
Më në fund Veseli zyrtarizohet te Empoli
Frederik Veseli bëhet lojtari i tretë i Kombëtares që transferohet nga Superliga zvicerane në Serinë A gjatë vitit 2016
Mbrojtësi shqiptar, Frederik Veseli është regjistruar me skuadrën e Empolit në Serie A, duke zgjidhur problemet burokratike që e mbanin të lidhur me Luganon edhe pse kishte gjetur gjuhën e përbashkët me klubin toskan, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e bën të ditur Empoli në faqen zyrtare në internet ku thekson se Veseli është tashmë zyrtarisht një lojtar i kësaj skuadre, pasi ka nënshkruar një kontratë që skadon më 30 qershor 2018.
Marrëveshja mes 23-vjeçarit të Kombëtares shqiptare dhe klubit italian ishte arritur që në fillim të muajit gusht, por pengesat burokratike e penguan atë të bashkohej që në fazën përgatitore me skuadrën e tij të re.
Gjithsesi, mbrojtësi shqiptar do të jetë gati për javën e gjashtë të Serie A dhe është trajneri Giovanni Martusciello ai që do të vendosë nëse Veseli do të udhëtojë me skuadrën kundër Romës dhe Lazios.
Veseli bëhet lojtari i tretë i Kombëtares që transferohet nga Superliga zvicerane në Serinë A gjatë vitit 2016. Përpara tij, këtë rrugë e ndërmorën Arlind Ajeti, fillimisht te Frosinone dhe tashmë te Torino dhe Berat Gjimshiti te Atalanta edhe pse tashmë është huazuar te Avellino.
Gjithashtu, ai është lojtari i shtatë kuqezi që në sezonin e ri do të garojnë në elitën e futbollit italian, me koloninë shqiptare që përbëhet edhe nga Elseid Hysaj te Napoli, portierët Etrit Berisha te Atalanta dhe Thomas Strakosha te Lazio, si edhe Ledian Memushaj e Rey Manaj te Pescara.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












