Sport
Majlinda Kelmendi, shumë e popullarizuar edhe në Kroaci
Krenaria e sportit shqiptar ka zbuluar se pikërisht gara e parë e saj ishte para dhjetë vitesh në Zagreb të Kroacisë
Majlinda Kelmendi bëri krenar të gjithë shqiptarët kur fitoi medalje në Lojërat Olimpike në Rio. Por, Majlinda ka shumë tifozë edhe në Kroaci. Kjo është zbuluar gjatë vizitës së fundit në Zagreb në turneun Grand Prix që do të zhvillohet gjatë fundjavës, shkruan albinfo.ch.
Madje, Majlinda kishte garuar para dhjetë vitesh në Kroaci. “Kompeticioni im i parë zyrtar ishte këtu në Zagreb në vitin 2007. Dhe, njerëzit kanë dëgjuar këtu për herë të parë për mua dhe ata e kanë parë kapacitetin tim, pasi jam munduar ta tregoj veten. Ne me kroatët jemi miq, e mbështesim njëri-tjetrin. Prandaj, e ndiej njëfarë afërsie me kroatët”, ka thënë Kelmendi për mediat kroate.
Tifozët kroatë i janë gëzuar suksesit të saj. “Nuk e dija, por kam dëgjuar sot që kisha tifozë kroatë gjatë periudhës sa isha në Olimpiadë. Ndihem mirë për këtë. Mezi pres të takohem me fëmijët kroatë”, theksuar Majlinda.
Ajo ka folur edhe për përvojën në Olimpiadë dhe sigurisht emocionet që i solli kjo garë. “Ishte hera e parë që Kosova ishte pjesë e Lojërave Olimpike dhe ishte një moment historik, jo vetëm për mua, jo vetëm për sportin, por për tërë Kosovën si vend. Njerëzit, posaçërisht fëmijët e vendit tim, më shohin si heroinë, kështu që jam ndier mjaft mirë kur jam kthyer në shtëpi me këtë medalje të artë, sepse nuk u realizua një ëndërr vetëm për mua, por për të gjithë fëmijët dhe për të gjitha gjeneratat në Kosovë”, u shpreh Majlinda Kelmendi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











