Sport
Shevchenko vlerëson lart Kosovën
Andriy Shevchenko ka thënë se asnjë ekip nuk bën të nënçmohet, duke përfshirë këtu edhe Kosovën
Ish-sulmuesi i njohur, tani trajner i Ukrainës, Andriy Shevchenko, në një intervistë për mediat ukrainase, është pyetur edhe për dy takimet e tetorit, atë me Turqinë dhe Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Ai ka thënë se asnjë skuadër nuk është autsajdere dhe kjo u dëshmua edhe në takimet e para që përfunduan të gjitha 1:1.
“Do të jenë ndeshje të vështira. Ne jemi në një grup të vështirë, nga i cili katër Kombëtare ishim pjesëmarrëse të ‘Euro 2016’. Kundërshtarët tanë kanë të kompletuar ekipet, kurse ne jemi ende në formim të ekipit. Ndeshjet e para në grup treguan se këtu nuk ka autsajder, prandaj ne duhet të luftojmë në secilën ndeshje, sepse mund të ketë shumë rezultate të paparashikueshme.
Do të jetë vështirë, aq vështirë sa në debutimin tim, sepse përgjegjësia për rezultate rritet në çdo ndeshje”, deklaroi Shevchenko.
Ndeshja ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës do të zhvillohet më 9 tetor.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












