Sport
Abrashi titullar me Freiburgun
Për mesfushorin kuqezi, Amir Abrashin kjo ishte ndeshja e dytë si titullar në Bundesligë
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi rikthehet në formacionin titullar, kurse Freiburgu rigjen fitoren në Bundesligë, shkruan albinfo.ch.
Në javën e katërt të kampionatit gjerman, skuadra e mesfushorit shqiptar mposhti në shtëpi 1:0 Hamburgun duke rikthyer buzëqeshjen pas disfatës 3:0 ndaj Kolnit të Mërgim Mavrajt fundjavën e shkuar.
Në përballjen e fundit që u vendos nga goli i Petersenit (70’), 26-vjeçari i Kombëtares kuqezi u hodh nga minuta e parë dhe u mbajt në lojë deri në fund të ndeshjes.
Për Abrashin kjo ishte ndeshja e dytë si titullar në Bundesligë, pas asaj të humbur 3:1 në Berlin përballë Hertas në javën e parë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












