Sport
Debutim për t’u harruar i Berishës
Në të vërtetë, ishte një debutim i hidhur për gardianin kuqezi, i cili personalisht bëri një paraqitje të mirë pavarësisht se pësoi tre herë
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, debutoi me skuadrën e tij të re Atalanta. Në të vërtetë, ishte një debutim i hidhur për gardianin kuqezi, i cili personalisht bëri një paraqitje të mirë pavarësisht se pësoi tre herë, duke u vlerësuar nga ‘Sportmediaset’ me notën 7, shkruan albinfo.ch.
Në “Sant’Elia” rezultati zhbllokohet që në minutën e tetë, kur Marco Borriello shënon golin e parë.
Në pjesën e dytë, kur luhej minuta e 55-të, Sau dyfishon epërsinë, në një episod ku Berisha mund të kishte reaguar më mirë. Në të 73-n, Borriello realizon një tjetër gol spektakolar nga goditja e dënimit për të vulosur fitoren e parë sezonale. Cagliari-Atalanta 3:0.
Kjo ishte ndeshja e parë për portierin kuqezi për skuadrën zikaltër, duke shpresuar se do të jetë edhe në ndeshjet tjera titullar. Berisha është zgjedhja numër një në Kombëtaren shqiptare.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











