Promovimi i librit “Emi-Imi-Remi”

Të enjten 12 maj (Kreuzlingen), të premten 13 maj (Romanshorn) dhe të shtunën 14 maj (Margrethen).

Promovimi i librit “Emi-Imi-Remi” të autorit Mahir Mustafa dhe shfaqja efilmit «Shkolla në Prizren», film i Dominik Roost dhe Mahir Mustafës:

Të enjten, më 12 maj 2011 prej orës 19 :30 në lokalin e Qendrës Shqiptare për Kulturë e Integrim, Sonnenwiesenstr. 26, 8280 Kreuzlingen (076 523 51 50)

Të premten, më 13 maj 2011 prej orës 19 :40 në sallën e hotel BODAN në Romanshorn (076 703 71 94)

Të shtunën, më 14 maj 2011 prej orës 19 :40 në lokalin e Shoqatës «Shqiponja», Walzenhausstr. 9, St. Margrethen (079 330 36 16)Për dallim nga programi i të enjtes dhe të shtunës, gjatë të cilëve do të  lexohen fragmente, do të jepet mendimi për librin nga prof. Dr. Agim Vinca dhe do të diskutohet për librin e filmin, në programin e të premtes në Romanshorn do të shfaqet premiera e pjesës teatrale« Emi-Imi-Integrimi », e cila përbëhet nga tri pjesët e librit « Emi-Imi-Remi »:« Emigrimi dikur », « Mërgimi sot » dhe « Mosaiku kulturor ».

Interpretojnë: Liri LushiMeriola TeloRamadan MorinaYllka Zuzaku Drin SelimajFamilja Krasniqi

Këndojnë: Tomë Dedlleshaj, Erlinda Krasniqi dhe grupi i vajzave dhe burrave të SHKA « SHARRI »

Vallëzojnë: Erlinda e Albani dhe anëtarët e tjerë të SHKA „SHARRI“

Skenari: mbi bazën e përmbajtjes së librit «Emi-Imi-Remi» Mahir Mustafa

Forma: Inskenime teatrale me muzikë e biseda interaktive me publikun

Udhëheqës artistik: Liri Lushi

Mendimin për librin Prof. Dr. Agim Vinca    

Mirë se vini për të përjetuar një program të veçantë me apéro e mundësi për kontakte ndërkulturore!

Qendra Shqiptare për Kulturë e Integrim në KreuzlingenSHKA „SHARRI“ në RomanshornQendra për integrim Kulturor „Aleksandër Moisiu“ Winterthur Shoqata „Shqiponja“ St. Margrethen dhe Autori Mahir Mustafa, St. Gallen