Lajme
BE e shqetësuar për incidentin në Mushtisht
Sipas BE-së, respekti për të drejtën e kthimit të serbëve, është i nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë
Protesta e banorëve të fshatit Mushtishtt të komunës së Suharekës kundër kthimit të serbëve në këtë lokalitet, ka shqetësuar Bashkimin Evropian. Nëpërmjet një reagimi Zyra e BE-së në Kosovë ka shpreh shqetësim rreth këtij incidenti, derisa deklaron se BE i respekton plagët e luftës, por respekti për të drejtën e kthimit të serbëve është i nevojshëm në Kosovë.
“BE-ja në Kosovë shpreh shqetësim rreth incidentit sot në Mushtisht dhe lavdëron policinë për parandalimin e lëndimeve dhe dëme materiale. Ne i kuptojmë plagët e luftës, por respekti për të drejtën e kthimit të serbëve, është i nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë”, shkruan Zyra e BE-së në Kosovë.
Edhe për presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, janë të papranueshme skenat që janë parë të dielën në fshatin Mushtisht. Presidenti ka bërë thirrje që të respektohet e drejta e secilit që të kthehet në pronat e veta.
“Janë krejtësisht të panevojshme dhe të papranueshme skenat nga fshati Mushtisht”, është shprehur presidenti Thaçi, i cili ka shtuar se “këto veprime nuk janë as në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”. Ai ka përsëritur se është e drejtë e secilit që të kthehet në pronën e tij dhe në vendin e tij të origjinës.
I pari i vendit ka thënë se të gjithë kanë të drejtë të kthehen në vendin e tyre të origjinës, në pronën e tyre. “Kjo vlen për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim etnie”, tha presidenti Thaçi, duke bërë thirrje që të gjithë të respektojnë këtë të drejtë.
“Çështja e të zhdukurve, e të zhvendosurve, e pronave të uzurpuara janë plagë të hapura nga lufta. Duhet t’i mbyllim sa më parë këto plagë dhe të kthehemi nga e ardhmja”, ka thënë presidenti Thaçi, sipas të cilit, dhuna nuk ka vend në Kosovën e re.
presidenti Thaçi përfundoi se drejtësia do të merret me të gjithë ata që kanë kryer krime në të kaluarën, meqë “drejtësia është kusht për pajtim të sinqertë dhe për ndërtimin e Kosovës multietnike”.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










