Sport
Mediat britanike: Xhaka, të luajë për Kosovën
“Xhaka ka mbetur i lidhur me vendin nga ka rrënjët dhe ka vizituar Prishtinën si pjesë të pushimit të tij, ku është takuar me tifozët e Arsenalit në Kosovë”, shkruan “Evening Standard”
Media e njohur britanike “Evening Standard” ka shkruar për mundësinë e pranimit të Granit Xhakës, që të vesh fanellën e Kosovës për kualifikimet e Kampionatin Botëror që në vitin 2018 mbahet në Rusi, përcjell albinfo.ch.
Në një letër për “Standard Sport”, një përfaqësues i FFK-së ka konfirmuar ftesat për të gjithë lojtarët. “Kosova ka ftuar publikisht dhe privatisht çdo futbollist kosovar që luan në kombëtare të tjera. Të gjithë janë të mirëpritur të na bashkohen në sfidat e reja dhe shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftimin që një anëtar i FFK-së ia ka dhënë kësaj media nga Londra.
Deri tani, kthimin te Kosova e kanë zyrtarizuar Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala, Amir Rrahmani dhe Sinan Bytyqi.
“Xhaka ka mbetur i lidhur me vendin nga ka rrënjët dhe ka vizituar Prishtinën si pjesë të pushimit të tij, ku është takuar me tifozët e Arsenalit në Kosovë”, shkruan më tej “Evening Standard”.
Këta tifozë ditë më parë kanë dërguar një letër publike në drejtim të mesfushorit ku e kanë lutur të luajë për Kosovën me fjalët se është koha që Graniti të bëhet hero i gjallë i Kosovës.
Në vitin 2012, Xhaka kishte thënë për “New York Times” se do shikonte se çfarë do të ndodhë kur Kosova të pranohet në FIFA, dhe pas pranimit duket se koha për vendim është kah fundi.
Kosova luan ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin ‘Rusia 2018’ më 5 shtator në Turku ndaj Finlandës.
“Evening Standard” shkruan po ashtu se Kosova është duke shpresuar shumë që edhe Taulanti, vëllai i Granitit që përfaqëson Shqipërinë, mesfushori Adnan Januzaj dhe ylli Xherdan Shaqiri do t’i bashkohen shumë shpejt përfaqësueses kosovare.
Mediumi anglez i ka kujtuar Shaqirit deklaratën që kishte dhënë gjatë kohës së Euro 2016. “Çfarë nëse trajneri i Kosovës më ofron pozitën e kapitenit? Sigurisht, do ta mendoj”, kishte thënë në qershor Shaqiri.
Në fund të artikullit thuhet se FIFA vështirë se do të bllokojë ndonjë lojtar që dëshiron të përfaqësojë Kosovën pasi ka luajtur për një përfaqësuese tjetër. “Sa më shumë që ne e vlerësojmë atë që vendet si Zvicra e kanë bërë për të rritur fëmijët tanë, ne duam që të kthehet se kemi nevojë për të. Granit, është koha për ju, për t’u bërë një idhull në tërë Kosovën, një hero i gjallë. Duke luajtur për ekipin kombëtar të Kosovës nuk mund të përfitosh materialisht aq shumë sa do të fitoje për Zvicrën, por ju do të fitoni diçka shumë më të vlefshme dhe të rëndësishme. Zemrat tona”.
Megjithatë, kjo thirrje nuk është vetëm për Xhakën, i cili është një futbollist i njohur që mund të jenë të ligjshëm për të përfaqësuar Kosovën.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















