Bota
Banorët e Korsikës: “Këtu është vend katolik, jo mysliman”
Tensione në ishullin e Korsikës pas përleshjeve ndërkomunitare të fundjavës

Ishte e hënë, 15 gushti, ditë pushimi dhe fetare, por gjithashtu dita e hapjes së gjuetisë së derrit të egër në Korsikë të Francës. Për Pascaline (emrin e ndryshuar), e kontaktuar me telefon, nuk ka racizëm antiarab apo antimysliman në ishullin e bukur. Sipas saj, “banore dhe votuese nacionaliste (ajo voton për Inseme për një Korsikë, partia e Gilles Simeoni, President i Këshillit Ekzekutiv të Korsikës), përleshjet që ndodhën të shtunën mes tri familjeve myslimane dhe banorëve të Sisco-s, një fshat jo shumë larg nga Bastia, në Korsikë, nuk ishin “përleshje raciste”, por “reagime të popullsisë që refuzon provokimet e fundamentalizmit mysliman”.
Pastaj, ajo shton në mënyrë anonime, “ju duhet të dini se korsikanët nuk do të lejojnë që t’u imponohen traditat e huaja. Këtu është një vend katolik, jo mysliman. Ndërtimi i një xhamie në një fshat është diçka që nuk mund të ndodhë“.
Këto fjalë të shqiptuara dy ditë pas incidenteve serioze në plazhin Siscon, ku pati edhe të plagosur, flasin për mendimin e shumicës në Korsikë.
Po çfarë ka ndodhur të shtunën vonë pasdite në Sisco? Tre burra me bashkëshortet e tyre, të mbuluara me shami, dhe me fëmijë qëndronin si të gjithë banorët e tjerë, kur një person i paidentifikuar – tregon për gazetën “Le Monde” një pushues, dëshmitar i ngjarjes – merr në foto vendin, duke tërhequr mosmiratimi e myslimanëve të lartpërmendur.
Ndërkohë, një i ri, një qytetar lokal, filmon skenën me telefonin e tij celular, ndërsa dy gra laheshin të mbuluara me të ashtuquajturën “burka” dhe ferexhe. Një nga myslimanët, i zemëruar, godet adoleshentin në fytyrë dhe fillon përleshja. Të rinjtë, në panik, thërrasin prindërit e tyre dhe dyzet fshatarë arrijnë në vend. Goditjet vazhdojnë, xhandarmëria mundohen të krijojë një kordon sigurie për rreth familjeve myslimane. Adoleshenti me babanë si dhe dy burrat myslimanë përfundojnë të plagosur në spital.
Tensioni arrin në ekstrem, makinat e myslimanëve digjen dhe policisë i duhen disa orë derisa të rivendosë qetësinë.
Më pas, një demonstratë me rreth 400 persona ka mbledhur të gjithë banorët e Sisco-s. Rreth 200 prej tyre mundohen të shkojnë në lagjen Lupino, aty ku jetojnë familjet myslimane. Fatmirësisht, forcat e sigurisë kanë arritur të ngadalësojnë marshimin, ndërsa dëgjoheshin brohoritje: “Ne jemi në shtëpinë tonë!”
Megjithatë, demonstruesit i janë kthyer qetësisë. Kryetari i fshatit Sisco, Ange-Pierre Vivoni, një socialist, vendosi të ndërmarrë një dekret që ndalon mbajtjen e shenjave dalluese fetare në vendet publike.
Të gjitha klasat politike vendore kanë denoncuar incidentin. Ndërsa të dy udhëheqësit nacionalistë, Simeoni Gilles dhe Jean-Guy Talamoni, rikujtojnë “refuzimin e çdo përgjigje të papërshtatshme”. Megjithatë, Pascalin nuk mungon të rikujtojë faktin se ajo që mund të pranohet gjetiu, nuk do të mund të pranohet në Korsikë.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri