Lajme
Shqipëria i kërkon Egjiptit të njohë pavarësinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto i ka kërkuar Egjiptit të rishikojë çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, veçanërisht pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe rezolutës së miratuar për Kosovën në Asamblenë e OKB-së.
“Egjipti ka marrë disa hapa konkretë pas këtij vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare, por vendimi përfundimtar do të merret në një periudhë të mëvonshme”, u shpreh Edmond Haxhinasto, pas një takimi në Tiranë me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Amin Fathallah.
Nga ana tjetër, Amin Fathallah e siguroi shefin e diplomacisë së Shqipërisë se vendi i tij po merr hapa praktikë lidhur me njohjen e Kosovës, që do të çojnë drejt vendimit përfundimtar. “Ne po ndërmarrim disa masa praktike, kemi opinionin këshillimor të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë dhe do të finalizojmë pozicionin tonë, pasi të zhvillojmë edhe disa konsultime me BE-në”, deklaroi Zëvendësministri e Punëve të Jashtme të Egjiptit.
Gjatë takimit u diskutua edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe unifikimin e tyre, veçanërisht në forcimin e shkëmbimeve ekonomike dhe rritjen e investimeve.
Të dy ranë dakord që në gjysmën e dytë të 2011 të organizohet komisioni i përbashkët dypalësh. “Kemi rënë dakord që në gjysmën e dytë të këtij viti të mbledhim Komisionin e Përbashkët për të identifikuar fushat, ku ne duhet të punojmë me prioritet, për të realizuar një bashkëpunim më intensive”, sqaroi Ministri i Jashtëm i Shqipërisë.
Ndërsa, Amin Fathallah bëri të ditur se shumë investitor të fuqishëm egjiptianë janë të interesuar të investojne kapitalet e tyre në Shqipëri. “Deri tani, qeveritë, siç e përmendi dhe ministri, po përpunojnë kuadrin ligjor, por detyra kryesore tani u mbetet klientëve, investitorëve privatë dhe tregëtarëve të kryejnë detyrat e tyre të shtëpisë”, theksoi Fathallah, i cili bëri thirrje që në Ballkan të mbizotërojë paqja dhe dialogu.
E-Diaspora
-
Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN Një mbrëmje gala mbi ujërat e Liqenit të Lucernit dhe rrugëtimi i një vizioni që bashkon...
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz