Lajme
Vrasja e tre kosovarëve në Munih, ka shokuar gjithë Kosovën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Munih “është shokues dhe ka prekur tërë vendin”
Lajmi për vrasjen e tre qytetarëve të Kosovës gjatë sulmeve terroriste në Munih të Gjermanisë, ka shokuar opinionin kosovar, ndërsa lidershipi politik e institucional shpreh dhembje për familjarët e të vrarëve. Presidenti Hashim Thaçi thotë se lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Munih “është shokues dhe ka prekur tërë vendin”.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, por sot me lutje jemi me familjet që i presin në shtëpi më të dashurit e tyre viktima të sulmit. Gjersa pres lajme të reja zyrtare, Kosova i ofron çdo ndihmë Gjermanisë për të përballuar këtë makth. Sikur që sot bashkohemi me këtë dhimbje, ashtu bashkohemi në dënimin dhe luftimin e çdo forme të terrorizmit”, shkruan Hashim Thaçi në rrjetin e tij social Facebook.
Edhe kryeparlamentari dhe kryetari i partisë më të madhe parlamentare në Kosovës-PDK, Kadri Veseli ka shprehur dhimbje dhe ngushëllime për viktimat e terrorit në Munih.
“Ndjejmë dhimbje të thellë dhe shprehim indinjatën tonë për krimin makabër që ua mori jetën 10 qytetarëve të pafajshëm në Munih, në mesin e të cilëve edhe tre bashkatdhetarë tanë. Shpreh solidaritetin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës me shtetin dhe popullin gjerman, duke konsideruar se sulmet e tilla të tmerrshme nuk do të mundin të ndryshojnë vlerat tona të përbashkëta dhe mënyrën tonë të jetesës”, shkruan Veseli.
Mendimet dhe dhimbja për të gjithë që humbën jetën në sulmin terrorist në Munih të Gjermanisë, ka shprehur edhe lideri i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Ngushëllime familjeve të tyre. Dhimbja e terrorit preku edhe familjet shqiptare që jetojnë në Gjermani. Terrorizmi, qoftë i brendshëm apo global, është e keqja madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku, të bazuar në vlera humaniteti dhe vendosmëri”, shkruan Haradinaj.
Ndryshe nga sulmet e djeshme terroriste në Munih, së paku tre kosovarë të rinj kanë humbur jetën dhe një është plagosur. Mediet flasin për vdekjen e Armela Segashit, Dijamant Zabërgjës dhe Sabina Sulajt, të cilët qëlluan në vendin ku terroristët hapën zjarr mbi popullsinë civile në një qendër tregtare.
Ndërsa Benet Adili nga Konçuli i Bujanocit ka mbetur i plagosur në qafë dhe abdomen nga sulmuesit. Ai i është nënshtruar një operacioni në fyt, ndërsa mjekët gjerman thonë se ai tashmë është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq nga anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se nuk ka viktima nga Shqipëria në tragjedinë e Munihut.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











