Lajme
Tre deputetët e diasporës do t’i kushtojnë Maqedonisë
Një deputet do të vijë nga Evropa, një nga Amerika Veriore, kurse një nga Australia e largët
Parlamenti i ardhshëm i Maqedonisë do të ketë tre deputetët të diasporës. Mirëpo, ende nuk dihet se sa para do t’i kushtojë vendit që edhe mërgata të jetë pjesë e pushtetit ligjvënës.
Ende nuk është bërë e ditur se sa do të kushtojë zgjedhja e tyre, e as madje qëndrimi gjatë mandatit 4 vjeçar në Shkup, raporton Alsat-M.
Sipas ndryshimeve ligjore, shteti do të duhet tua paguajë qiranë për banesën prej 70 metra katrorë nëse janë vetë ose prej 100 metra katrorë nëse vijnë me familjen. Do të nevojitet edhe transporti, por edhe telefoni zyrtar.
Deputetët do të marrin edhe nga gjashtë bileta avioni në vit që të mund t’i vizitojnë njësitë e tyre zgjedhore në kontinentet e tjera dhe të jenë në kontakt me mërgimtarët. Nga Kuvendi thonë se shuma do të dihet pas zgjedhjeve, pasi tani nuk kanë kurrfarë parametrash sipas të cilëve mund të llogariten këto shpenzime.
“Jemi dëshmitarë se e tërë Ministria e Punëve të jashtme do të niset dhe do të udhëtojë nëpër botë në përfaqësitë diplomatike – konsullore, atje do të vendosen disa ditë, e me këtë rast çdo qytetar i diasporës nuk do të mund ta realizojë të drejtën e vet të votës”,’ ka thënë për Alsat-M, Zora Topuzovska Karevska – deputete e PLD-së.
Sipas llogarive të përafërta, vetëm për qiranë do të paguhen rreth 43 mijë euro, nëse deputetët e diasporës mandatin e tyre e kalojnë të vendosur në banesa në qendër të Shkupit dhe paguajnë qiranë më të vogël prej rreth 300 eurosh në muaj.
Për gjashtë biletat fluturimi për katër vjet ata do të jepnin rreth 55 000 mijë euro.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












