Lajme
1.5 milion euro për vetura luksoze

Institucionet e Kosovës nuk heqin dorë nga luksi i tepruar as këtë vit, përkundër gjendjes së rëndë ekonomike me të cilën po përballen qytetarët e vendit. Pavarësisht se mijëra vetura zyrtare janë në dispozicion të institucioneve vendore, ato edhe në buxhetin e këtij viti kanë paraparë shuma të majme për blerjen e veturave të reja.
Shpenzimi i parasë publike për vetura luksoze kritikohet ashpër nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në vend dhe ekspertët e ekonomisë, të cilët thonë se gjysma e popullatës përballet me mungesë të ushqimit të mjaftueshëm, ndërsa klasa politike abuzon me fonde publike.Sipas projektbuxhetit të vitit 2011, të cilin e ka miratuar Qeveria e Kosovës, shihet se vetëm niveli qendror gjatë këtij viti do t’i shpenzojë rreth 1.5 milionë euro për blerjen e veturave të reja. Kosto e përafërt e shpenzimeve për qëllime të njëjta parashihet edhe në buxhetin e vitit 2012 dhe 2013.
Hiç më pak se rreth 350 mijë euro për vetura do të shpenzojnë Ministria e Financave, bashkë me Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës.Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës për blerjen e veturave për misionet diplomatike këtë vit do t’i shpenzojë më se 309 mijë euro, 200 mijë euro në vetura do t’i shpenzojë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës për nevoja të gjykatave.Përfaqësuesit e zgjedhur nga vota e popullit në Kuvend, deputetët, do t’i shpenzojnë 130 mijë euro për të njëjtin qëllim.
Agjencia Kosovare e Pronës do t’i shpenzojë 100 mijë euro për vetura, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale 80 mijë euro dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për blerjen e një veture i ka paraparë 20 mijë euro buxhet këtë vit.Shoqëria civile ka reaguar duke thënë se në kohën kur Kosova po përballet me varfëri të skajshme, Qeveria po keqpërdorë paratë e po këtij populli.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026