Parlamentarët kërkojnë blerjen e fluturakeve luftarake
Ministri i mbrojtjes Ueli Maurer ka thënë se për një blerje të tillë, nga buxheti i departamenteve tjera duhet hequr 4 miliardë franga

Parlamenti i Zvicrës këmbëngul në kërkesën e tij drejtuar Qeverisë Federale për të blerë aeroplanë luftarakë. Komisioni për politikë të sigurisë ka sjellë një mocion përmes të cilit kërkon sigurimin e aeroplanëve të përmendur.
Kjo kërkesë bie ndesh me vërejtjen që ka bërë ministri i mbrojtjes Ueli Maurer se për një blerje të tillë, nga buxheti i departamenteve tjera duhet hequr 4 miliardë franga.
Qeveria Federale kishte vendosur vitin që shkoi të shtynte për më vonë blerjen e fluturakeve të reja luftarake që do të zëvendësonin aeroplanët e vjetruar “Tiger”. Ishte përcaktuar që për blerjen eventuale të vendosej më së voni në vitin 2015, shkruan Tages Anzeiger.
Mirëpo Paralamenti Nacional, me një shumicë votash (95 pro dhe 69 kundër) ka treguar një qëndrim tjetër. Sipas tij, fluturaket luftarake duhen blerë edhe para vitit 2015. Për këtë, duhet rritur fondi i përcaktuar për ushtrinë.
E djathta kërkesën për blerjen sa më parë të aeroplanëve e ka arsyetuar me nevojat e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.
Mocioni do t`i kalojë për miratim edhe Dhomës së Ulët (të kantoneve).
E-Diaspora
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju? Artisti më i rëndësishëm i alba Festival-it të këtij viti është Topic, një DJ me famë...
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”