Lajme
“Die Presse” përshkruan ekonominë kosovare
Në bodrumin e ftohtë të prodhuesit të verës „StoneCastle“ në Rahovec, mbretëron një ambient i zymtë, ndërsa në fytyrën e menaxhuesit Shani Mullabazi, shihet një buzëqeshje sarkastike që më tepër shprehë hidhërim. “Si një ndërmarrje eksporti në Kosovë, nuk mund të udhëheqësh ndonjë ndërmarrje normale në kushte normale”, akuzon Shaniu, menaxhuesi më i madh i prodhimeve të verës në Evropën Juglindore.
Që nga pavarësimi i Kosovës në vitin 2008, ndërmarrja gjigante e cila gjatë një viti arrinte të prodhonte 12 milionë litra verë, prodhimi i verës ka pësuar një rënie drastike. Kjo nuk është si pasojë e krizës ekonomike botërore, apo edhe e konkurrencës së subvencionuar të BE-së, por mosnjohja e shtetit të Kosovës nga Beogradi, problemet doganore dhe pengimi i kalimit tranzit nëpër Serbi. “Më parë, ‘StoneCastle’ gjatë një viti në Serbi kishte shitur 2 milionë litra verë, tani zero litra”, deklaron Mullabazi.
Shpenzimet e transportit për në Evropën Qendrore, pas bllokadës serbe janë rritur për 40 për qind: „Tani, ne duhet të eskportojmë nëpër mes Maqedonisë apo Malit të Zi, ndërsa kjo kushton shumë të holla“, vazhdon Mullabazi.
Edhe pse eksporti i Kosovës gjatë vitit të kaluar ishte rritur lehtë, importi i mallrave kap një shifër prej 13,9 për qind. “Bllokada tregtare nga ana e Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë, që nga pavarësimi i Kosovës, më tepër e ka përkeqësur se sa përmirësuar gjendjen ekonomike në Kosovë”, ka deklaruar Rudina Heroi, nga instituti GAP në Prishtinë.
Përpos mungesës së investorëve të huaj, situatës së komplikuar politike, procesin e ngadalshëm të privatizimit, korrupsionit, kanë bërë që vendi të vazhdojë zhytjen në papunësi, duke e ngritur shifrën në 44 për qind. Duke e tundur kokën, Hasani me mjekërr të ashpër, i reklamon tenxheret e tij që i ka punuar vetë. Që nga ora shtatë e mëngjesit, ai është duke pritur në blerësin e parë.
“Tashmë është gati mesdita dhe unë s’kam shitur asgjë, pasi njerëzit nuk kanë punë dhe të holla“, thotë ai i dëshpëruar. Së paku në kryeqytetin kosovar mund të gjenden shumë blerës. Në shitoren e ndërmarrjes serbe “Simpo”, shihen disa mobilje të lëkurës, ndërsa shitësja thotë: “Jo, klientët tanë nuk kanë probleme që prodhimi është punuar në Serbi. Njerëzit janë të bindur në kualitetin tonë dhe ata blejnë pa problem”.
“Serbia ka një qarkullim vjetor prej 350 milionë eurosh në Kosovë, ndërsa ne na mohohet qasja nëpër tregjet serbe”, vazhdon i zemëruar Mullabazi. Duke përfunduar artikullin, e përditshmja austriake “Sie Presse” shkruan lidhur me mundësinë e përmirësimit të ekonomisë kosovare, duke u anëtarësuar në organizatat evropiane të tregtisë.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













