Sport
Futbollistët kuqezi gëzohen për Kosovën
Lorik Cana, Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Shkëlzen Gashi e të tjerët uruan pranimin e Kosovës në UEFA
Lajmit të pranimit të Kosovës me të drejta të plota në UEFA i janë gëzuar edhe futbollistët shqiptarë që mbrojnë ngjyrat e Kombëtares. Shumica prej tyre kanë uruar Kosovën për këtë lajm historik, shkruan albinfo.ch.
Portieri Etrit Berisha dhe kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana kanë uruar Kosovën për anëtarësimin në UEFA. Gardiani kuqezi ka postuar një ‘selfie’ duke e shoqëruar edhe me shkrimin “Urime Kosovë pranimi në UEFA”, derisa Cana ka shkruar: “Urime Kosovë. Më në fund izolimi ka përfunduar”.
Edhe Alban Meha, i është gëzuar pranimit të Kosovës. “Pa asnjë dyshim ky është lajmi më i mirë i shekullit për sportin e Kosovës. Për këtë duhet t’i falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për futbollin e Kosovës. Urime për të gjithë shqiptarët, anembanë!”.
Listës së urimeve nuk ka mundur t’iu mungojë as Shkëlzen Gashi, i cili luan në Kampionatin Amerikan, derisa është anëtar i Kombëtares shqiptare. “Ditë e madhe për futbollin. Faleminderit UEFA dhe urime Kosovë”. Edhe Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Milot Rashica, Liridon Latifi, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, e të tjerët kanë uruar për pranimin e Kosovës me të drejta të plota në UEFA.
E-Diaspora
-
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër Grupi, i njohur për repertorin e tij në muzikën rok shqiptare, do të paraqitet para publikut... -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare -
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










