Lajme
“Zi e ma zi”
Tregtarët kosovarë paralajmërojnë rritje të çmimeve edhe ditëve të ardhshme. Thonë se janë duke u dëmtuar edhe vetë, pasi ka rënë fuqia blerëse. Vetëm këtë javë vaji u shtrenjtua për 30 centë, kurse sheqeri për 10 centë. Paralajmërohet shtrenjtim edhe i bukës.
Sipas ekspertëve, arsyeja është importi i lartë.Tashmë ka kaluar koha kur Agimi e shiste në marketin e tij një kilogram sheqer për 60 centë. Këtij tregtari nga Prishtina i është imponuar që çmimin e sheqerit ta rrisë për 40 centë, saktësisht 1 euro.
Kështu ka vepruar edhe me vajin, kur nga 1,50 euro sa e shiste para një jave, e ka ngritur në 1,80 euro. Enti i Statistikës së Kosovës tregon se këta dy artikuj së bashku me bukën janë shtrenjtuar më së shumti. Krahasuar me vitin e kaluar, çmimi i sheqerit është rritur për 40 për qind, kurse artikujt tjerë, si vaji dhe buka, kanë pasur një ngritje nga 20 deri në 30 për qind. Por, sado që mund të mendohet se tregtarët po përfitojnë nga kjo, Agimi e tregon të kundërtën.
Sipas tij, me rritjen e çmimeve ka rënë edhe fuqia blerëse. Pra, njerëzit janë duke blerë më pak. “Diku për 10 për qind më ka rënë fitimi. Kisha dashur që çmimet të kthehen siç kanë qenë”, thotë ai. Ai mohon se veç faktorëve të jashtëm, ka ndikuar edhe ndonjë faktor i brendshëm në rritjen e çmimeve.
Tregtarët paralajmërojnë se rritje të çmimeve do të ketë edhe në ditët në vijim. Posaçërisht buka, edhe pse u rrit për 10 centë se fundi, mund të hipë në 50 centë. Sipas tyre, kjo nuk varet nga ta, pasi furnizuesit po ua diktojnë këtë.
Ramiz Kelmendi, pronar i rrjetit të marketeve “ETC”, thotë se ngritja e çmimeve në produkte ushqimore ka ardhur si rezultat i lëvizjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe jo si dëshirë e përfitimeve të tregtarëve. Madje, situata, sipas tij, nuk po shkon drejt normalizimit dhe nuk pritet të ndodhë të paktën edhe disa muaj.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












