Sport

Berisha ‘godet’ sërish

Sulmuesi prishtinas, Besart Berisha vazhdon të shkëlqejë në Australi. Sapo është kthyer nga suspendimi, Berisha ka gjetur rrugën e golit, shkruan albinfo.ch.

Ai ishte titullar për skuadrën e tij Melbourne Victory në përballjen ndaj ish-skuadrës, Brisbane Roar. Kjo e fundit triumfoi derisa, Berisha realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 86-të.

Përkundër formës së jashtëzakonshme, Berisha vazhdon të mos ftohet nga Gianni De Biasi për Shqipërinë