Lajme
BE: Shqipëria e para në Evropë për prodhimin e kanabisit
Bashkimi Evropian ka publikuar raportin për vitin 2016, për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Shqipëria është e para për kanabis, ndërsa Holanda e Çekia mbesin pas
Shqipëria vazhdon të jetë vendi i parë në Evropë për prodhimin e kanabisit dhe shitjen e tij në tregjet e paligjshme evropiane. Kështu ka deklaruar komisioneri për Çështjet e Brendshme në BE, Dimitris Avramopulos, në raportin e vitit 2016, për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Edhe pse në dy vitet e fundit qeveria shqiptare ka ashpërsuar luftën kundër drogës, sërish Shqipëria mbetet “macja e zezë” e rajonit dhe e Evropës për kultivimin e kanabis-sattivës. Raporti sjell në vëmendje ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në fshatin Lazarat të qarkut të Gjirokastrës në Jug të Shqipërisë, raporton NOA.
Menjëherë pas Shqipërisë, vjen Holanda, ku siç vëren raporti i BE, ky mall shpërndahet, duke shkelur shumë herë edhe ligjet për konsumin e tij. Edhe Çekia zë një pjesë të rëndësishme të këtij tregu së bashku me Marokun, Spanjën dhe Afganistanin.
Sipas raportit, kultivimi dhe trafikimi i drogës, është i vetmi aktivitet i paligjshëm që sjell përfitime për krimin e organizuar, duke shtuar edhe terrorizmin dhe trafikimin e qenieve njerëzore në to. Sipas raportit të BE-së, ky aktivitet i shitjes dhe prodhimit të drogës sjell rreth 30 miliard euro përfitime për grupet kriminale.
Sipas këtij raporti, 38 për qind të tregut të drogës e zënë bimët narkotike, pra kanabisi që gjeneron 9.3 miliardë euro çdo vit fitime për trafikantët dhe prodhuesit. Heroina, që rrjedh prej opiumit, vjen nga vendet e Kaukazit përmes Turqisë, Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sa i përket vendit të tretë, atë e zë kokaina, e cila ka 24 për qind të tregut me 5.7 miliardë euro çdo vit. Më pas vijnë afetamina dhe metamfetamina me 8 për qind dhe 1.8 miliardë euro në vit. Pas tyre renditet ekstazi me 2 për qind dhe disa substanca të tjera psikoaktive, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Edhe këtë vit panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ bashkoi shqiptarët e Amerikës Panairi më në zë te shqiptarët “Gjergji, Heroi Kombëtar”, gjithmonë i ka bërë bashkë shqiptarët, përcjell...
-
CIES: Xhaka, lojtar me ndikim, vlerësohet me 92.3 pikë
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për kontratat kolektive nëse punoni në Austri? Nëse punoni në Austri – ose po kërkoni punë këtu – me siguri do të keni...
-
Çfarë ndryshon në Austri nga muaji qershor?
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë