Uncategorized
A do të ndeshet Gjergjaj me Klitçkon?
Ndonëse ende nuk është bërë më dije emri i kundërshtarit, megjithatë bëhet fjalë për emra të njohur botërorë si: Klitçko, Fury dhe Pulev
Hap pas hapi, boksieri i kategorisë së rëndë, Arnold Gjergjaj, po i afrohet sfidës më të rëndësishme të karrierës së tij të boksit.
Në dhjetor 2015, boksieri nga Gjakova, Arnold “The Cobra” Gjergjaj (31) mposhti për 45 sekonda kundërshtarin kroat Marino Goles (21) me K.o. Kjo ishte fitorja e 29-të në 29 ndeshje, prej të cilave 21 me K.o. për Kobrën, shkruan “blick.ch“. Me këtë fitore Gjergjaj pati mundësi të jetë më i qetë për të menduar për ndeshjet e ardhshme.
Kështu, viti 2016 për boksierin i cili jeton në Pratteln të Bazelit është i qartë. Ai do të tentojë të ndeshet me boksierët më të mirë në botë.
Sipas informacioneve që vijnë nga klubi, Gjergjaj është në bisedime për organizuar një ndeshje më njërin nga boksierët më të mirë në botë, transmeton albinfo.ch.
Ndonëse ende nuk është bërë më dije emri i kundërshtarit, megjithatë bëhet fjalë për emra të njohur botërorë si: Klitçko, Fury dhe Pulev. Aktualisht Gjergjaj mban titullin EBU – EE.
Së bashku me trajnerin e tij Angelo Gallina, 31 vjeçari shqiptar me nënshtetësi zvicerane, është duke e shqyrtuar me vëmendje mundësinë që do të jetë me rëndësi të madhe për etapat e ardhshme të karrierës së tij.
Rreth negociatave mbi meçin e ardhshëm, klubi nuk ka dëshirë të komentojë. “Diçka konkrete nuk mund të them”, thotë trajneri Galina, përcjell “albinfo.ch“. “Por ne dëshirojmë që hapin e ardhshëm ta bëjmë sa më shpejt. Kjo ka qenë gjithmonë në planin tonë”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













