Lajme
Përqindje më e vogël e daljes në zgjedhje
Krahasuar më zgjedhjet e 12 dhjetorit vërehet një numër më i vogël i daljes së qytetarëve në zgjedhje. Nuk raportohen shkelje serioze
Sipas njoftimeve që ka dhënë Komisioni Qendror Zgjedhor në konferencën e dytë për media, deri në orën 12:00 në Skenderaj kishin votuar 14. 40 % të trupit zgjedhës, në Deçan 11.25 %, në Drenas 16. 49 %, në Lipjan 17. 70 %, dhe në Malishevë 11.36 %.
Me këtë rast Kryetarja Valdete Daka ka thënë se të dhënat janë preliminare të marra nga komisionet komunale zgjedhore. Ajo ka thënë së krahasuar më zgjedhjet e 12 dhjetorit vërehet një numër më i vogël i daljes së qytetarëve në zgjedhjeve. Sipas saj nuk raportohen incidente që do të dëmtonin procesin në mënyrë serioze.
Kryetarja e KQZ ka përmendur parregullsi të caktuara, kur, sipas saj, disa persona me dokumente të vjetra identifikimi kanë tentuar të hyjnë nëpër qendrat e votimit.
Konferenca e radhës së KQZ-së do të mbahet në orën 17:00, ku do të njoftohet për numërin e daljes në zgjedhje deri në orën 16:00.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













