Sport
Shiten 20 mijë bileta për miqësoren Austri – Shqipëri
Kur kanë mbetur më pak se 20 ditë në ndeshjen futbollistike që kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë kundër Austrisë në Vjenë, interesimi për ta shikuar këtë ndeshje në tribunat e stadiumit është tepër i madh.
Kombëtarja shqiptare parashikohet të luajë në një stadium të mbushur miqësoren e 26 marsit kundër kombëtares së Austrisë.
Federata austriake ka bërë të ditur se deri tani janë shitur më shumë se 20 mijë bileta për duelin që do të zhvillohet në stadiumin “Ernst Hapel” të Vjenës.
Interesim të madh për të përcjell këtë ndeshje kanë shprehur jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Austri, por edhe ata që jetojnë në shtetet për rreth., njofton albinfo.ch.
Stadiumi “Ernst Happel”, i rikonstruktuar para Evropianit që u mbajt në Zvicër dhe Austri, ka një kapacitet prej 51 mijë vendesh. Me interesimin e treguar deri tani, më 26 mars, edhe pse një ndeshje miqësore, stadiumi më i madh në Austri pritet të jetë plot.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













