Lajme
8 milionë euro për fermerët e Shqipërisë
Fermerët shqiptarë do të përfitojnë nga një ndihmë e skemës së granteve „Ipard-like“
Shuma financiare me 6.2 milionë euro vjen nga BE-ja, si dhe 2.07 milionë euro nga qeveria shqiptare. Skema e granteve “IPARD-like“ implementohet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ.
Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit së bashku me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ hapin kanë për herë të dytë konkursin për të aplikuar për skemën e granteve prej 8.27 milionë eurosh në ndihmë të fermerëve dhe agropërpunuesve.
Kjo skemë synon të mbështesë investime që do të ndërmerren nga prodhues e përpunues të qumështit, mishit, perimeve, frutave etj. “IPARD-like” financohet me 6.2 milionë euro nga Bashkimi Evropian dhe me 2.07 milionë euro nga buxheti i shtetit i qeverisë shqiptare.
Këto fonde janë mundësuar nga projekti i BE-së IPA 2011 ”Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”.
“Fermerët dhe dhe agropërpunuesit mund të përfitojnë falas shumën dysheme prej 50 për qind të shpenzimeve të pranueshme për investimin pasi ta kenë përfunduar atë…. Janë më shumë se 8 milionë euro të dhëna, nga të cilat 75 për qind nga Bashkimi Evropian dhe 25 për qind nga qeveria shqiptare që kanë të bëjnë me subvencionimin e bujqësisë në formën e granteve pa shpërblim deri në 50 për qind të shumës.”, tha drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural në Shqipëri, Gjokë Vuksani:
Subvencionimi i fermerëve do të bëhet në dy drejtime kryesore: në investime në ferma, në ndërtimet e brendshme dhe blerjen e mekanikës bujqësore si dhe në investime në agro-përpunimin që ka të bëjë me përmirësimet dhe ngritjen e strukturave përpunuese të frutave, perimeve, mishit, qumështit etj.
Pra me fjalë të tjera, kjo është hapësira e cila ka një procedurë të përcaktuar qartë, sqaron Vuksani.
“Kemi filluar pikërisht me Shkodrën sepse mendojmë se është një rajon shumë i rëndësishëm bujqësor për mbarë Shqipërinë. Krahas Shkodrës këto procedura janë të hapura edhe për fermerët e krejt rajonit verior të Shqipërisë si Lezha, Kukësi, Dibra, Puka etj. Prandaj ne jemi optimistë sepse edhe herën e parë kemi pasur aplikime nga i gjithë ky rajon”, thekson Vuksani.
Fermerët e këtyre zonave mund të aplikojnë deri më 14 qershor 2013.
Në fazën e parë janë regjistruar rreth 1 mijë e 500 aplikues në të gjithë Shqipërinë dhe nga rajoni verior mbi 20 vetë që kanë bërë aplikime mjaft të suksesshme për skemat e thjeshta që kanë të bëjnë me investimet në vlerë nga 2 mijë e 500 dhe shkon deri në 1 milion euro, në varësi të projektit që aplikohet.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









